Era Istrefi fotografon të pasmet , shfaqet ‘zjarr’ në bikini

2

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto tejet provokuese, ku shihet duke pozuar me bikini pranë pishinës.

Në imazhin që ka publikuar, Era shfaqet me flokët e lagura, duke i dhënë një pamje akoma më natyrale dhe verore.

Ajo ka zgjedhur një bikini ngjyrë blu të hapur, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore, të cilat gjithmonë marrin vëmendje të madhe nga publiku.

ë sfond shihen pamje të gjelbra të natyrës, që e bëjnë foton akoma më të bukur dhe relaksuese, raporton ORAinfo.

Edhe kësaj here, këngëtarja ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë quajtur “bombë” dhe “mrekulli” në komente, duke e komplimentuar për format e saj dhe stilin e veçantë që e karakterizon.

Era është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare, e njohur për hitet e saj ndërkombëtare, por gjithashtu edhe për paraqitjet e guximshme dhe joshëse në rrjetet sociale. /ORAinfo/