“Erogen Vaso uli kokën dhe ka qëndruar pa lëvizur derisa…”- Atentati me dy viktima në Shkodër, Klodiana Lala tregon çfarë zbuluan kamerat e sigurisë: Autori i dyshuar mendoi se e …

2
“erogen-vaso-uli-koken-dhe-ka-qendruar-pa-levizur-derisa…”-atentati-me-dy-viktima-ne-shkoder,-klodiana-lala-tregon-cfare-zbuluan-kamerat-e-sigurise:-autori-i-dyshuar-mendoi-se-e-…
“Erogen Vaso uli kokën dhe ka qëndruar pa lëvizur derisa…”- Atentati me dy viktima në Shkodër, Klodiana Lala tregon çfarë zbuluan kamerat e sigurisë: Autori i dyshuar mendoi se e …

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja tronditëse nga atentati i dyfishtë në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas Lalës, një nga të plagosurit, Erogen Vaso, ka shpëtuar për pak, pasi në momentin kur është qëlluar, ka ulur kokën dhe ka qëndruar i palëvizur.

Ndërkohë, autori i dyshuar i sulmit, Ragip Gila, ka deklaruar në polici se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një konflikti personal mes tyre.

“Doja ta qëlloja në kokë, mendova se e kisha vrarë,” ka thënë Gila gjatë marrjes në pyetje.

Klodiana Lala: Kur janë parë kamerat e lokalit, Erogen Vaso në momentin që është qëlluar ka ulur kokën dhe nuk ka lëvizur derisa është bindur që autori është larguar. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja. Ai ka thënë që unë do ta qëlloja në kokë, por kam menduar që e kam vrarë, ka thënë autori i dyshuar Ragip Gila.

Më pas kur ka parë që është larguar ka kërkuar ndihmë dhe i është dhënë. Gjendja e tij është e stabilizuar, por nuk ka dhënë një dëshmi në kuptim të ligjit, me procesverbal.

Pastaj se ku janë përplasur dy grupimet pritet ta sqarojë hetimi, sepse aty historitë janë shumë të kolavitura, ka aq shumë ngjarje, ka aq shumë konflikte dhe ndërlidhje mes tyre.

Kujtojmë që nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja. Ndërsa bashkë me Erogen Vaso u plagos edhe kamariera Meri Kaceri. Vetë autori ka deklaruar se objektivi ka qene Erogen Vaso.