“Është luksoz, i madh?”/ Konkurrentja e “Për’puthen” në takim me 3 djem: Dua një mashkull gango, me lekë…

1

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen” u transmetua takimi te ‘laboratori’ i Katerinës me tre nga djemtë konkurrentë.

Në këtë takim, Erindi, Krisi dhe Arlindi prezantuan veten, ndërkohë edhe Katerina i ngacmonte me pyetjet e saj.

Teksa njëri nga djemtë tha se kishte një hotel të tij, konkurrentja shtoi:

“Është luksoz, i madh? Për mua ka rëndësi gjithmonë madhësia”.

Ndërsa konkurrentit tjetër që tregoi se ishte specialist IT dhe se kishte dy vite që nuk merrej me ndërtimin, Kateria i tha:

“Po unë të zgjodha për ndërtimin ty se ajo do të thotë se ke të ardhura”.

Nga ana tjetër, djali i tretë vijoi duke thënë se aktualisht ishte i papunë dhe kishte bërë kurs berberi.

“Mua më pëlqen që mashkulli të jetë pak gango”, i tha Katerina.

Ndërkohë kur moderatorja Megi Pojani e pyeti se si iu duk takimi, konkurrentja tha:

“Ishte takim i mirë. Prisja më shumë nga Krisi, të ishte më i hedhur. Erindi ishte pak më seksi se të tjerët”.