Eskalon keq debati mes Big Mamës dhe Yllit

6

Mbrëmë, gjatë spektaklit live, përplasja mes Big Mamës dhe Yllit arriti kulmin. Këngëtarja nga Maqedonia, e cila u shpall finalistja e parë, humbi kontrollin dhe degradoi në ofendime të rënda.

Ajo e quajti Yllin “bulash”, një term që ka ngjallur polemika në rrjete, duke hapur sërish diskutime rreth orientimit të tij seksual një temë që Ylli e ka diskutuar duke e mohuar edhe kur i erdhi letra nga ish-gruaja.

Publiku është ndarë në dy kampe: ata që e justifikojnë reagimin e Big Mamës si pasojë e presionit të lojës, dhe ata që e konsiderojnë deklaratën e saj si të papranueshme dhe homofobike.

A do të ketë reagim nga produksioni? Apo edhe një përballje të fortë në natën finale?