“Faktet janë shkatërrimtare”/ Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha dimensionet

3
“faktet-jane-shkaterrimtare”/-berisha:-dimensioni-kinez-i-skandalit-rama-mcgonigal-i-tejkalon-te-gjitha-dimensionet
“Faktet janë shkatërrimtare”/ Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha dimensionet

Kohët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë shpërthyer me raportime rreth një skandali të përmasave globale, ku përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në qendër të këtij superskandali që përfshin FBI-në, shërbimet sekrete ruse dhe ato kineze, qëndron rasti i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë në SHBA vendos Ramën në një pozicion kyç brenda kësaj loje agjenturore, ku përfshirja kineze shfaqet si dimensioni më i ndërlikuar dhe i rrezikshëm.

Mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se, kreu i organizatës kriminale shqiptare apo kryeministri i narkoshtetit shqiptar, gjendet në vorbullën e superskandalit që përfshin shërbimet më të mëdha inteligjente të planetit, FBI-në, shërbimin rus dhe atë kinez. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë paraqet Edi Ramën si lojtar kryesor në lojën agjenturore më të fuqishme të kohës. Duhet ta pranojmë se dimensioni kinez i kësaj loje tejkalon të gjitha dimensionet e tjera.

Fakte shkatërrimtare për Edi Ramën edhe në dimensionin kinez të kësaj loje. Kur them dimensioni kinez, them se zbulimet kineze, nëpërmjet atij që e quanin ‘Një Sy’, që ishte agjenti i tyre McGonigal, arritën të marrin të dhënat më sensitive të ndjekjes së drejtuesve kryesore të kompanisë, konglomeratit energjetik të Kinës, Patrick Ho dhe Jang Xemin. I pari kryetar i fondacionit të kësaj korporate, i dyti kryetar i korporatës. Por, në këtë mes ndodhet edhe Edi Rama,” tha Berisha.