
Reperi shqiptar Fero vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes në skenën muzikore, këtë herë me projektin më të ri të titulluar “Gorilla”, i cili u publikua vetëm pak minuta më parë dhe shoqërohet me një videoklip të realizuar nga Mars Studio.
Pas këngës “A pe sheh”, që pati reagime të shumta, Fero rikthehet fuqishëm me një tjetër këngë që, përveç tingujve ritmikë, tërheq vëmendje të madhe për pamjet provokuese.
Në klip, reperi shfaqet në një shtrat i rrethuar nga një numër i madh femrash, skenë kjo që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe diskutime në rrjetet sociale.
Pikërisht ky aspekt vizual i klipit ka ngjallur reagime, pasi bie në kontrast të hapur me deklaratat dhe qëndrimet e Feros në të kaluarën, kur ai kishte bërë rikthim në fenë islame dhe kishte premtuar se do të ndryshonte rrënjësisht stilin e tij të jetës dhe të artit.
Megjithatë, “Gorilla” duket se e thyen këtë linjë narrative. Me tekste të shkruara vetë nga Fero, kënga ruan stilin e tij karakteristik, por në anën vizuale shkon në drejtim të kundërt me përmbajtjen e mëparshme që synonte një identitet të ri, më të matur dhe të lidhur me vlera fetare.
Pavarësisht kritikave, një gjë është e sigurt: Fero di si të tërheqë vëmendjen, qoftë përmes muzikës, qoftë përmes veprimeve që gjithmonë lënë vend për debat.