
Në mesin e muzikës, ngjyrave tradicionale dhe emocioneve që nuk fshihen dot as pas grimit më të sofistikuar, Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, përjetoi një nga netët më të veçanta të jetës së saj – kanagjeqin.
“Natën e çikave”, një traditë që bart më shumë se këngë e valle, por edhe amanete e mall, Engjëllusha e përjetoi mes të afërmve, miqve dhe shumë fytyrave publike që u bënë pjesë e këtij kapitulli të ri në jetën e saj.
Këngët e nënës së saj dhe përqafimet e grave të familjes i dhanë kësaj nate një tjetër dimension, një përzierje mes dhimbjes së largimit dhe gëzimit për fillime të reja.