Fifi jep lajmin e madh për gjithë dashamirësit

2
fifi-jep-lajmin-e-madh-per-gjithe-dashamiresit
Fifi jep lajmin e madh për gjithë dashamirësit

Fifi ka postuar së fundmi një video në Instastory ku më në fund duket se adreson gjithë kërkesat e fansave të saj të cilët i kërkojnë t’i rikthehet stilit që ka pasur më parë në muzikë, i cili përbëhej kryesisht nga baladat:

“Unë mendoj që i kam bërë disa gabime strategjikisht në muzikë. E kam parë që këtë 2-vjeçarin e fundit më keni thënë të gjithë ‘ku është Fifi i vjetër? Ku është Fifi i vjetër? Kemi nevojë për muzikën e Fifit të vjetër’.”

Sipas këngëtares, eksperimentimet e saj këto kohët e fundit kanë qenë gabime të qëllimshme, gjë e cila do të përfundojë së shpejti:

“Kam eksperimentuar shumë. Kam bërë gabim të qëllimshëm. Dhe ka ardhur koha për të kthyer Fifin e vjetër.”

Më pas, në një screenshot të dhjetëra regjistrimeve zanore, artistja jep lajmin:

“Shtator, tetor, nëntor, dhjetor kemi për të qarë shumë bashkë!” duke na treguar të gjithëve se katër muajt e ardhshëm do të jenë plot me projekte të reja.

Duke i njohur fansat e Fifit, vetëm ata mund të jenë gjithsesi super të emocionuar për 4 muaj agoni, siç na parapriu këngëtarja!.

after content