Fifi reagon pas një videoje me Eglin, ky ësht mesazhi i saj i fort

13

Fifi reagon pas një videoje me Eglin: Po shoh që po paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, jam duke punuar që ta sjell në skenë siç e meriton

Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari false.

Ajo thekson se lëvizjet e saj nuk duhet të paragjykohen, pasi po punon tejet shumë me Egli Takon për t’a sjellë në skenë si artiste, ashtu siç e meriton.

Tutje bën me dije se kënga e re e saj do të lansohet ditën e nesërme (e hënë).

Kjo vjen pas një videoje që sollën ato në TikTok, teksa po bënin shaka si tashmë dy mikesha e bashkëpunëtore.

Për më shumë, ndiqni të plotë postimin e Fifit:

“Po shoh plot komente, plot zhgënjime. Plot adresa false që po paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente.

Jemi duke punuar me Eglin që të bëjmë muzikë të mirë dhe me e sjell në skenë siç e meriton, si artiste…jo si influencere e as si TikTok-ere.

Nesër në ora 18:00 del projekti i ri “Jetë” i saj dhe shpresoj shumë mund ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip.

Egli nuk ka vetëm një njeri mbrapa kuintave që po punon për të, po ka një ekip super gjigant me plot pasion për punë e muzikës.

Ju dua, Fifi”.