Flet nusja pas raportimeve për rrahjen e Shpatit

2
flet-nusja-pas-raportimeve-per-rrahjen-e-shpatit
Flet nusja pas raportimeve për rrahjen e Shpatit

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të një furie mediatike këto ditë, pas një incidenti të bujshëm që ndodhi gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Sipas raportimeve, situata u tensionua pasi këngëtari dyshohet se është vonuar rreth dy orë nga ora e planifikuar e paraqitjes.

Madje u raportua se edhe nusja mbeti e lënduar nga kjo ngjarje.

Për mediumin T7, çifti i cili atë natë kishte për të kurorëzuar dashurinë, dhe mbetën të përfshirë në sherr, nuk kanë pranuar të flasin publikisht, vetëm nusja duke thënë:

“E kemi mbyllur me të”!

Kjo përgjigje enigmatike e saj, la të nënkuptohet se gjithçka mes tyre është sqaruar, dhe kjo histori mbyllet këtu!

after content