Segmenti Morinë-Kukës-Tuneli i Kalimashit në ‘Rrugën e Kombit”, ka qenë mbipopulluara që në orët e para të mëngjesit të së hënës (25 gusht), teksa qindra emigrantë kosovarë pas pushimeve në vendlindje janë nisur për t’u kthyer drejt vendeve të Bashkimit Europian, ku jetojnë e punojnë.
Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës i janë drejtuar gjithashtu bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet e fundit të gushtit, duke shtuar ndjeshëm fluksin e qarkullimit.
Radha e automjeteve ka arritur mbi 10 kilometra, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim. Shkak për situatën është bërë pika e pagesës, e cila nuk ka mundur të përballojë volumin e lartë të mjeteve që lëviznin në të dy kahet.
Autoritetet doganore kanë njoftuar se fluksi pritet të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi përfundon sezoni i pushimeve dhe emigrantët kosovarë kthehen drejt vendeve ku janë rezidentë e të punësuar.