Foto sa për mijëra fjalë/ Delvina po kthehet në tokë të shkretë, zona bëhet shkrumb e hi. Banorët dhe emergjencat civile në dorë të Perëndisë! (Video)

2
foto-sa-per-mijera-fjale/-delvina-po-kthehet-ne-toke-te-shkrete,-zona-behet-shkrumb-e-hi.-banoret-dhe-emergjencat-civile-ne-dore-te-perendise!-(video)
Foto sa për mijëra fjalë/ Delvina po kthehet në tokë të shkretë, zona bëhet shkrumb e hi. Banorët dhe emergjencat civile në dorë të Perëndisë! (Video)

Mjafton kjo foto për të kuptuar se banorët e Delvinës janë në mëshirë të fatit nga zjarret që kanë kapluar zonën. Askush nuk mund t’i mbrojë apo t’i shpëtojë, janë në dorë të Perëndisë. Madje edhe forcat e emergjencës civile nuk mund t’i mbrojë shteti.

Një peizazh i zymtë dhe tymi që mbulon qiellin. Kështu paraqitet sot Delvina, teksa zjarret e fuqizuara nga era dhe temperaturat e larta kanë shkatërruar dhjetëra hektarë ullishte e pemëtari. Mali i Sopotit, i gjelbër në mëngjes, tashmë është kthyer në hi.

Zjarrfikësit, forcat e armatosura dhe banorët po luftojnë me mjete të pakta për të mbrojtur banesat, ndërsa disa fshatra, përfshirë ato me popullsi të minoritetit grek, janë evakuuar. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është ndalur avancimi i flakëve drejt qytetit, por situata mbetet kritike.

Pranë rezervave të naftës e gazit janë stacionuar forca sigurie për të shmangur një katastrofë. Banorët flasin për dëme kolosale, ndërsa lodhja dhe frika janë të dukshme në fytyrat e tyre.

Këto foto të cilat të lënë pa koment, tregojnë më së miri se ky vend e ky popull edhe këtë herë është në mëshirën e fatit pasi qeveria nuk është e aftë ta mbrojë nga asnjë emergjencë civile.(BalkanWeb)

after content