FOTO+VIDEO/ Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, ish-futbollisti i publikoi pamjet në rrjetet sociale

2
foto+video/-ky-eshte-27-vjecari-qe-theu-me-gure-xhamat-e-bashkise-korce,-ish-futbollisti-i-publikoi-pamjet-ne-rrjetet-sociale
FOTO+VIDEO/ Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, ish-futbollisti i publikoi pamjet në rrjetet sociale

Policia e Korçës njofton se ka nisur procedimi penal për 27-vjeçarin, Kostandin Dramolli pasi theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.

I riu, i cili ka qene edhe ish portieri i Skënderbeut postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese.

27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat.

I riu shprehet teper i revoltuar për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon.

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.

after content