
Learta Jakupi, një prej influencereve më të ndjekura në Kosovë dhe reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, u shfaq me një pamje tepër të veçantë në dasmën e kunatës së saj, Engjëllusha Salihu.
Ajo zgjodhi një frizurë që s’ishte parë më herët në evente të tilla, duke tërhequr vëmendje dhe komente të shumta në rrjet.
Ndërkohë, eleganca e saj u plotësua me një fustan të kuq nga brendi i saj personal, Mia Matin, që theksoi edhe më shumë hijeshinë e paraqitjes.
Por çka ka rënë në sy është fakti se e njëjta frizurë është publikuar në rrjetet sociale dy javë më parë nga Mihaela Scripnic, një influencere e njohur nga Moldavia me mbi 800 mijë ndjekës në Instagram. Mihaela është e njohur për stilin e saj luksoz dhe bashkëpunimet me brende prestigjioze në fushën e modës dhe makinave.
A është kjo një rastësi apo inspirim i qëllimshëm?
Learta nuk ka komentuar ende për ngjashmërinë, por rrjeti ka vënë përballë të dyja pamjet, dhe për një gjë të gjithë bien dakord: të dyja duken bukur në mënyrën e tyre.