Fshehje provash dhe kanosje, arrestohet efektivi i policisë dhe një shtetas

1
fshehje-provash-dhe-kanosje,-arrestohet-efektivi-i-policise-dhe-nje-shtetas
Fshehje provash dhe kanosje, arrestohet efektivi i policisë dhe një shtetas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në kuadër të operacionit “Last rent” inspektorin E. P., punonjës i Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, dhe shtetasin E. D., banues në Tiranë.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me një rast tjetër penal të ndaluarit të vëllait të inspektorit E. P., i akuzuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

– Inspektor E. P., me detyrë Trupë Shërbimi / Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.
– Shtetasi E. D., banues në Tiranë

Në vijimësi të hetimeve të thëlluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

after content