
Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita ka tërhequr vëmendje me një veprim të fundit.
Ajo është parë duke veshur fustanin që ia kishte zgjedhur më parë nuses së djalit të saj.
Ky fustan ishte shumë i komentuar nga ndjekësit, të cilët e kishin pëlqyer edhe te nusja, ndërsa tani Anita ka vendosur ta veshë edhe vetë nëpër ndeja e evente familjare, raporton ORAinfo.
Pamja e saj u pëlqye shumë, ndërsa disa ndjekës u shprehën se “asaj i rri edhe më bukur se nuses”, duke komplimentuar linjat dhe elegancën e Anitës. /ORAinfo/