Fyerje e ofendime, 32-vjeçari tenton të vrasë komshiun duke e përplasur me makinë! 40-vjeçari pëson dëmtime, dërgohet në spital

1
fyerje-e-ofendime,-32-vjecari-tenton-te-vrase-komshiun-duke-e-perplasur-me-makine!-40-vjecari-peson-demtime,-dergohet-ne-spital
Fyerje e ofendime, 32-vjeçari tenton të vrasë komshiun duke e përplasur me makinë! 40-vjeçari pëson dëmtime, dërgohet në spital

Policia e Durrësit ka arrestuar 32-vjeçarin Benard Shkajoti, pasi akuzohet se tentoi të vriste me makinë komshiun e tij.

I riu raportohet se ka përplasur me automjet 40-vjeçarin me iniciale L. D., 40 vjeç, banues në Sukth, pas një konflikti mes tyre.

Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

32-vjeçari u arrestua për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga testi i alkoolit rezultoi se Benard Shkajoti drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Ndërkohë blutë sekuestruan automjetin me të cilin i riu përplasi komshiun në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

after content