G Bani këndon në burgun e Fushë-Krujës, e pranishme ishte edhe Valbona Mhilli

2
g-bani-kendon-ne-burgun-e-fushe-krujes,-e-pranishme-ishte-edhe-valbona-mhilli
G Bani këndon në burgun e Fushë-Krujës, e pranishme ishte edhe Valbona Mhilli

Një ditë ndryshe u zhvillua brenda ambienteve të burgut të Fushë-Krujës.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4 dhe reperi i njohur G Bani solli emocione të forta për të burgosurit, të cilët e pritën me entuziazëm të madh.

Vetë artisti nuk e fshehu emocionin, duke u shprehur se ky ishte një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij.

Atmosfera u ndez akoma më shumë falë ritmeve të DJ Shahini Show dhe valleve popullore, që sollën gëzim, hare dhe një frymë të re për të gjithë të pranishmit.

Për shumë prej të burgosurve, këto çaste përbënin një pushim të vogël nga realiteti i përditshëm, një mundësi për të harruar për një moment kufizimet dhe për t’u ndjerë më afër botës jashtë hekurave.

E në mesin e tyre ishte edhe gazetarja Valbona Mhilli, gjithashtu banore e edicionit të katërt të Big Brother VIP.

Ky aktivitet nuk ishte thjesht një koncert, por një mesazh i fuqishëm se rehabilitimi dhe transformimi janë të mundura kur mbështeten nga arti dhe kultura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by G-BANI (@gbanik1ng)

 

Përmes muzikës, emocioneve dhe fjalëve, u dëshmua edhe një herë se arti ka forcën të depërtojë aty ku dyert e blinduara dhe hekurat shpesh duken sikur i mbyllin të gjitha mundësitë.