Gazetarja “nxjerr zbuluar” kandidatin e Ramës: Ja kush është emri i ish-kryebashkiakut që mund të marrë postin

1
gazetarja-“nxjerr-zbuluar”-kandidatin-e-rames:-ja-kush-eshte-emri-i-ish-kryebashkiakut-qe-mund-te-marre-postin
Gazetarja “nxjerr zbuluar” kandidatin e Ramës: Ja kush është emri i ish-kryebashkiakut që mund të marrë postin

Në datën 11 shtator në orën 10:00 do të jetë kryeministri Edi Rama i cili përballë anëtarëve Asamblesë së PS-së, do të shpalosë kabinetin e qeverisë “Rama 4”.

Gazetarja Shehu tha se kabineti i qeverisë pritet të përbëhet nga emra të ndryshëm duke përfshirë të rinj, teknikë por gjithashtu figura politike që kanë qenë krah i djathtë i kryeministrit Rama.

“Në kabinetin e qeverisë që pritet të mblidhet të enjten e ardhshme të 11 shtatorit, mësohet se do përfshihen emra të rinj dhe teknikë por, nuk përjashtohen edhe figura politike që kanë qëndruar krah kryeminsitrit Rama, kur kanë qenë thjeshtë deputetë apo kryetar komisionesh dhe në një moment të caktuar i ka privuar me një post ministri.

Nëse do ketë një post apo ministri për drejtuesit politikë të qarqeve, pritet të shpërblehen ata të cilët kanë post politik, dhe një nga emrat më të diskutuar është dhe ish-kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo, tashmë deputet i PS-së në këtë qark”, theksoi gazetarja Shehu.