
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka befasuar ndjekësit me paraqitjen e saj më të fundit.
Në një foto të publikuar, ajo shihet me flokë të shkurtër dhe një stil krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim.
E veshur me një bluzë të zezë sportive dhe me grim të theksuar, Genta ka pozuar para një Lamborghini luksoz, duke treguar edhe njëherë stilin dhe jetën e saj glamuroze, raporton ORAinfo.
Fansat kanë vërshuar me komente, duke e komplimentuar për format, vetëbesimin dhe ndryshimin e guximshëm në pamje.
“Shumë bukur po të shkon kjo prerje”, “E papërsëritshme si gjithmonë”, ishin disa nga komentet që mori menjëherë këngëtarja.
Genta vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në showbizin shqiptar, duke u komentuar jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për stilin dhe pamjen e saj gjithmonë trendi. /ORAinfo/