Gentjan Bejtja u vra në sy të fëmijëve, bashkëshortja rrëfen detajet: Një nga vrasësit më mbajti të bllokuar, dy të tjerë qëlluan

2
gentjan-bejtja-u-vra-ne-sy-te-femijeve,-bashkeshortja-rrefen-detajet:-nje-nga-vrasesit-me-mbajti-te-bllokuar,-dy-te-tjere-qelluan
Gentjan Bejtja u vra në sy të fëmijëve, bashkëshortja rrëfen detajet: Një nga vrasësit më mbajti të bllokuar, dy të tjerë qëlluan

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjes. Ngjarje e regjistruar një vit më parë, ku më 15 mars 2024, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, dëshmitare bashkë me fëmijët ka rrëfyer detaje nga momenti i ngjarjes.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se në momentin kur ndodhi atentati një prej autorëve e kishte mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët dhe dy të tjerë kishin ekzekutuar bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë së saj, në momentin kur 3 persona të armatosur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, njëri prej tyre e ka mbajtur atë dhe 2 të tjerët kanë qëlluar me armë në drejtim të bashkëshortit.

Armida Bejtja, bashkëshortja e viktimës: “Jam e martuar prej disa vitesh me Gentian Bejten dhe kemi tre fëmijë. Me 15 mars 2024, rreth orës 16:00, së bashku me bashkëshortin kemi dalë nga banesa e vjehrrit dhe kemi shkuar në banesën tonë, që ndodhet vetëm disa metra larg. Me vete kemi pasur edhe dy fëmijët. Gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, kam vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur. Njëri prej tyre më ka mbajtur të bllokuar mua dhe fëmijët, ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.

Vrasja e Gentian Bejtjas

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI