Geti “shkrin” rrjetin me urimin për Marinën

5

Në ditën e saj të veçantë, Marina Vjollca është surprizuar me një dedikim plot dashuri nga partneri i saj, Ghetto Geasy.

Moderatorja shqiptare feston sot 35 pranvera dhe reperi ka zgjedhur ta urojë publikisht me fjalë që tregojnë lidhjen e fortë mes tyre.

“Shumë urime për gruan dhe nënën më të mrekullueshme që njoh, dashurinë e jetës,” shkruan ai në një postim në Instagram, ku ka publikuar një foto ku Marina shihet duke shijuar një moment të bukur pranë detit.

Urimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa çifti vazhdon të jetë një nga më të komentuarit dhe të pëlqyerit në showbiz-in shqiptar.

Urime Marina!