Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se…

2
gjendet-i-pajete-prane-baneses-47-vjecari-ne-shkoder,-dyshohet-se…
Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se…

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në afërsi te banesës, në fshatin Nënmavriq në Shkodër.

Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

after content