Gjesti mori një shumë marramëndëse në koncertin e parë, menaxheri i VIP-ave zbulon detaje

6

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në lidhje me menaxhimin e këngëtarëve.

Sipas tij, ka më shumë menaxherë djem për shkak të jetës së natës. Më pas moderatorja Nevina Shtylla e ngacmoi pak atë me pyetjen:

“Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?”, dhe ai u përgjigj shkurt “po”.

Duke qeshur Demika tha se “prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat”.

Pjesë nga biseda:

Ka më shumë menaxherë djem apo vajza?

Më shumë menaxherë ka meshkuj, raste të radha që kanë menaxhere femra.

Kjo thjesht për lehtësi të punës se meshkujt e kanë më të lehtë të jenë në udhëtime, në club-e, në kontakt me njerëz të ndryshëm?

Duke u bazuar në jetën e natës, meshkujt janë më të prirur për t’u përballur.

Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?

Po.

Ti ua njeh të dashurin dhe të dashurën të gjithëve?

Di gjithë tellallët.

Ti qenke për t’u marrë për rrëfim.

Prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat.

Ke nënshkruar kontrata me Gjestin ndërkohë?

Performanca e Gjestit kaloi dhe ka qenë super i suksesshëm, ka patur shumë rezervime, por një kontratë me Gjestin nuk kemi patur. Thjesht kemi patur një marrëveshje me të që kur ka qenë në Big Brother, që ne ta kishim të parët ekskluziv në club. E kjo ka një kosto ekstra nga çmimi i vet që do jetë zyrtar, por që nuk mund të flas për këtë.

15 mijë euro?

Nuk e di, merret ekonomisti.