Gjesti sapo dha lajmin e madh

3

Gjatë ditës së sotme, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother Vip Albania, Gjesti, ka nënshkruar kontratën e tij të re dhe do të jetë nën menaxhimin e SGM Management.

Pritet që shumë shpejt të sjellin produkte të reja muzikore në bashkëpunim.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Instagram nga vetë menaxheri i ri i Gjestit, Bonart Ajvazi, i cili shprehu se është shumë i lumtur që do të menaxhojë Gjestin dhe se janë të interesuar të shohin se çfarë mund të sjellë e ardhmja për ta, transmeton prive.

Gjesti, ditë më parë lajmëroi se po vjen një epokë e re për të dhe duket se sezoni i verës do të jetë shumë premtues për të.

Ai pritet të sjellë shumë këngë të reja dhe bashkëpunime interesante.