Gjesti shkon për ‘uthulla’, Egli e afërt me një tjetër djalë në pushime

2
gjesti-shkon-per-‘uthulla’,-egli-e-afert-me-nje-tjeter-djale-ne-pushime
Gjesti shkon për ‘uthulla’, Egli e afërt me një tjetër djalë në pushime

Mjafton një foto apo një dalje publike e Egli Takos që lajmet të shpërthejnë.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë gjatë pushimeve të saj në jug të Shqipërisë, ku prania e saj ka ndezur rrjetin.

Edhe pse vetë nuk ka publikuar asgjë, një ‘party’ buzë plazhit ka mjaftuar që ndjekësit të nisin hamendësime për një zhvillim të ri në jetën e saj sentimentale, vetëm pak ditë pasi ajo tha hapur se është beqare.

Në disa video të postuara nga të pranishëm të tjerë, Egli shihet për një çast shumë të shkurtër – pothuajse një milisekond – në një gjuhë trupi të afërt me një prej djemve në festë, teksa kalon pranë tij.

Edhe pse një veprim i tillë mund të mos ketë asnjë kuptim të veçantë, për fansat kjo është një shenjë e qartë e një lidhjeje të mundshme.

Pamjet i keni më poshtë – gjykoni vetë.

after content