Gjestit s’i del inati me Stresin, nuk do ta besoni se çfarë i bën gjatë koncertit (Video)

1
gjestit-s’i-del-inati-me-stresin,-nuk-do-ta-besoni-se-cfare-i-ben-gjate-koncertit-(video)
Gjestit s’i del inati me Stresin, nuk do ta besoni se çfarë i bën gjatë koncertit (Video)

Një video e papritur mes Joz Markut dhe Stresit, ka shkaktuar një krisje në miqësinë e këtij të fundit me Gjestin.

Stresi ishte pozicionuar si një nga mbrojtësit më të zëshëm të Gjestit gjatë Big Brother VIP Albania. Megjithatë, miqësia e tij e re me Jozin, i cili dhunoi Gjestin kohë më parë, bëri që ky i fundit të reagojë indirekt dhe të heqë reperin nga lista e ndjekësve.

Përgjigja e Stresit nuk vonoi, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë dhe duke hequr Gjestin nga lista e tij e ndjekësve.

Ky akt reciprok vulosi ftohjen e marrëdhënieve mes dy artistëve, duke përfshirë në këtë distancim edhe miq të tjerë të përbashkët.

Por tensioni nuk mbeti vetëm në botën virtuale. Inati i Gjestit duket se nuk është shuar ende, teksa ai e ka transportuar atë edhe në performancat e tij live.

Gjatë një koncerti të mbajtur së fundmi, fituesi i “Big Brother VIP” nuk ngurroi të lëshonte një thumb, që u interpretua nga të pranishmit si një ironi e qartë ndaj puthjes së famshme mes Stresit dhe Jozit.

“Sa puthje [po më dërgoni nga larg], po asnjë s’po më puth [me të vërtetë],” deklaroi ai nga skena, një fjali që u pasua nga brohorima të shumta të publikut, të cilët e kuptuan menjëherë referencën.

after content