Gjirokastër/ 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin 60-vjeçar, i plagosuri në gjendje të rëndë

3
gjirokaster/-29-vjecari-perplas-me-makine-kembesorin-60-vjecar,-i-plagosuri-ne-gjendje-te-rende
Gjirokastër/ 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin 60-vjeçar, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës, më 2 gusht, rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër–Kakavije”, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”.

Sipas të dhënave zyrtare, një automjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga shtetasi T. B., 29 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin S. A., rreth 60 vjeç.

Për shkak të goditjes, këmbësori është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, në gjendje kritike për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

after content