“Gjithmonë pranë zemrës time”/ Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri, ndan momentet: E lumtur…

2
“gjithmone-prane-zemres-time”/-gazetarja-e-sky-news-rikthehet-per-pushime-ne-shqiperi,-ndan-momentet:-e-lumtur…
“Gjithmonë pranë zemrës time”/ Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri, ndan momentet: E lumtur…

Gazetarja e njohur e televizionit “Sky News”, Yalda Hakim, është rikthyer në Shqipëri dhe po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj në bregdetin e jugut.

Gazetarja, e lindur në Kabul të Afganistanit, dhe e rritur në Australi, ka publikuar në Instagram foto nga momentet që po kalon me familjen në bregdetin e Dhërmiut.

“Në Shqipëri, gjithmonë pranë zemrës time. E lumtur që u riktheva”, shkruan ajo.

Gazetarja Yalda Hakim, e cila drejton edhe fondacionin “The Yalda Hakim Foundation”, ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Kjo për shkak se Shqipëria strehoi refugjatët e larguar nga Afganistani në vitin 2021.

Mes refugjatëve që mbërritën në Shqipëri nga Afganistani ishin edhe disa vajza studente të fondacionit të saj.