
Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli.
Pas publikimit të lajmit, Arbenita është shfaqur në rrjete sociale, duke reaguar në mënyrë të tërthortë.
Në një video të publikuar nga vetura, ajo ka thënë “Unë i di të gjitha këngët e Rihannës.”
Reagimi i saj ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit në rrjet.