Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në Gramsh, autorët të paidentifikuar

1
grabiten-parate-ne-kasaforten-e-objektit-te-kultit-ne-gramsh,-autoret-te-paidentifikuar
Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në Gramsh, autorët të paidentifikuar

Një objekt i kultit fetar në fshatin Grabovë të Gramshit është plaçkitur ditën e sotme, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se kallëzimi në Komisariatin e Policisë Gramsh është bërë nga E. Xh., 42 vjeç, që ka objektin në administrim. Sipas tij, nga kasaforta e vendit të adhurimit është vjedhur një shumë parash.“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia, teksa ekspertët janë përpjekur të këqyrin për gjurmë daktiloskopike dhe prova të tjera.

Nuk jepen detaje rreth dinamikës dhe dyshimeve për autorësinë dhe shumën e grabitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.