Pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u helmua në burg teksa po konsumonte karkaleca, një tjetër deklaratë kontraverse ka ardhur nga gazetarja e kronikës së zezë, Anduena Llabani.
Gazetarja ka deklaruar se nuk është as hera e parë e as e fundit që dikush helmohet në burg me karkaleca pasi jashtë familjarët u pajtojnë restorante të caktuara që gatuajnë produkte deti dhe ua dërgojnë të paketuara.
“Përjashto këtu zotin Meta, që pranon të hajë vetëm nga një dorë”-deklaroi Llabani, duke nënkuptuar frikën e ish-presidentit për tentativa helmimi pas hekurave.
Produktet e detit duhet t’u serviren pa hala të burgosurve, pasi në të kundërt, në rast se qëllon se mund të mbyten, përgjegjësia i mbetet burgut.
Ajo tha se ka drekuar në paraburgim dhe i janë servirur produkte deti dhe verë gold, që është shumë e shtrenjtë.
“Unë personalisht e kam ngrënë një drekë me një të paraburgosur në një nga burgjet shqiptare për një intervistë, drekë peshku madje.
Të ftohta, ishin të pastruara. Dhe meqë kishte shkuar vakt dreke, erdhi ushqimi, u gjenda aty dhe u ushqeva dhe unë me të. Kishte verë. Vera ishte kështu madje… speciale, gold. Verë për t’u eksportuar. Verë e cilësisë më të mirë.”