Hati me super festë për ditëlindje, e ‘kall’ atmosferën me me veshje kombëtare

8

Influencerja e njohur Hati Brika ka festuar ditëlindjen e saj të 20-të në një atmosferë festive që nuk i mungoi asgjë.

Ajo priti mesnatën e ndërrimit të moshës në një festë të madhe me shoqet më të ngushta dhe me muzikë tradicionale shqiptare.

E veshur fillimisht me një fustan elegant, Hati ka surprizuar të gjithë të pranishmit kur u shfaq edhe me një kostum tradicional shqiptar në ngjyrë të kuqe, të zbukuruar me shqiponja të zeza dhe motive ari, duke i dhënë festës një frymë të fortë patriotike dhe emocionuese.

Pamjet nga festa po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komentet pozitive për stilin dhe mënyrën unike të kremtimit të saj. Festa e Hati Brikës duket se do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë të pranishmëve.