“Heqja dorë nga Donbasi, si të hiqte dorë SHBA-ja nga Florida”, Merz: E gjithë Evropa të marrë pjesë në garancitë e sigurisë

2
“heqja-dore-nga-donbasi,-si-te-hiqte-dore-shba-ja-nga-florida”,-merz:-e-gjithe-evropa-te-marre-pjese-ne-garancite-e-sigurise
“Heqja dorë nga Donbasi, si të hiqte dorë SHBA-ja nga Florida”, Merz: E gjithë Evropa të marrë pjesë në garancitë e sigurisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz foli gjithashtu për gazetarët pas takimit me presidentitn amerikan Donald Trump.

“[Sa i përket] çështjes se kush do të marrë pjesë në garancitë e sigurisë… është krejtësisht e qartë që e gjithë Evropa duhet të marrë pjesë,” tha Merz për mediat.



Ai kritikoi gjithashtu taktikat negociuese të Moskës me Kievin.

“Kërkesa ruse që Kievi të heqë dorë nga pjesët e lira të Donbasit është, për ta vënë në perspektivë, e barabartë me atë që SHBA-së t’i kërkohej të hiqte dorë nga Florida.”