Që prej orës 18:00 të datës 19 gusht, ka humbur kontaktet me familjen shtetasi Florian Simon Gjermeni, 44 vjeç, banues në qytetin e Lushnjës.
Familjarët bëjnë apel për ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Çdo person që ka të dhëna të vlefshme, mund të kontaktojë në numrin: +355 68 317 7780.
Bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për gjetjen sa më shpejt të 44-vjeçarit.