Tiranë – Një aksident rrugor është regjistruar në kryeqytet, ku një 44-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S., pësoi dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar të tjerë.
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tij dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.