Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, përfundon në spital 37-vjeçarja

2
humbi-kontrollin-e-automjetit-dhe-doli-nga-rruga,-perfundon-ne-spital-37-vjecarja
Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, përfundon në spital 37-vjeçarja

Një 37-vjeçare është proceduar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Aktualisht 37-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

•⁠ ⁠S. B., 37 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin, e cila në rrugën dytësore Laç-Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti doli nga rruga. 37-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

after content