I fundit/ Dorëheqja e Ermal Dredhës, zgjidhet kryebashkiaku i përkohshëm i Vlorës

1
i-fundit/-doreheqja-e-ermal-dredhes,-zgjidhet-kryebashkiaku-i-perkohshem-i-vlores
I fundit/ Dorëheqja e Ermal Dredhës, zgjidhet kryebashkiaku i përkohshëm i Vlorës

Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohshëm i Vlorës pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës.

Këshilli bashkiak i Vlorës u mblodh rreth orës 10:00 të paradites së sotme. Elis Halili kandidoi përballë Klea Lalo dhe Irena Toshkallari për postin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme.

Votimi për 3 emrat ishte i fshehtë, ndërsa në përfundim të procesit u përgjodh Elis Halili si zëvendësues i Ermal Dredhës.

Ishte pikërisht Elis Halili, i cili u emërua vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqes së Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.