I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është shtruar në urgjencën e QSUT, pasi u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet.
Dumani ka shfaqur simptoma të takikardisë, rritje të rrahjeve të zemrës, të shoqëruara më pas edhe me vështirësi në frymëmarrje.
Ai është shoqëruar me masa të larta sigurie nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe nga njësia elitare RENEA.
Ai është shoqëruar me masa të larta sigurie nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe nga njësia elitare RENEA.
Ai ka deshmuar nderkohe per nje numer te madh krimesh te ndodhura dhe te mbetura ne tentative ne Tirane, Durres, Elbasan, Fier e Vlore si dhe ne Lezhe e Shkoder duke implikuar grupet kriminale qe kane vepruar ne keto qytete.
Nuredin Dumani u arrestua në mars të vitit 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin te kryqëzimi i Cërrikut.
Nuredin Dumani, vrasës me pagesë, është bërë i penduar i drejtësisë dhe u ka treguar hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës. Dumani është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.Nuredin Dumani akuzohet per dhjetera vrasje ne Tirane, Durres dhe Elbasan.