Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçareje në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”.
Edison Probatistaj raportohet se ka qëlluar Erisa Isufin për motive të dobëta.
30-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.