I vjedhin 1 milion euro në shtëpi teksa ishte me pushime, e kishte lënë çelësat e banesës në kutinë postare

1
i-vjedhin-1-milion-euro-ne-shtepi-teksa-ishte-me-pushime,-e-kishte-lene-celesat-e-baneses-ne-kutine-postare
I vjedhin 1 milion euro në shtëpi teksa ishte me pushime, e kishte lënë çelësat e banesës në kutinë postare

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e 5-të të Parisit dhe është zbuluar kur e zonja e shtëpisë u kthye nga pushimet dyjavore.

Sipas hetimeve paraprake, para se të nisej me pushime, ajo kishte lënë çelësat e banesës në kutinë postare. Kur u rikthye, zbuloi se bizhuteritë e saj më të çmuara ishin zhdukur. Autoritetet dyshojnë për një vjedhje me thyerje banese, duke qenë se bëhet fjalë për sende me vlerë të lartë.

Rasti po hetohet nga policia e specializuar për krimin e organizuar. Deri tani nuk ka të arrestuar. Policia paralajmëron se periudhat e pushimeve shfrytëzohen shpesh nga grabitësit, pasi mungesa e banorëve ul rrezikun e kapjes në flagrancë.

Forcat e rendit këshillojnë qytetarët të krijojnë përshtypjen se banesa është e banuar, të shmangin publikimin e planeve të pushimeve në rrjete sociale.

after content