I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit të njohur në det (Foto)

1
i-zhdukur-prej-19-ditesh/-gjendet-trupi-i-pajete-i-biznesmenit-te-njohur-ne-det-(foto)
I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit të njohur në det (Foto)

Në një kohë që autoritetet turke kanë kërkuar për 19 ditë intesivisht kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, jahti i të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.

Gjithçka nisi më 4 Gusht, kur biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm nga Gialova në Mykonos , me varkën e tij, ” GrayWolf “, por pati një fund tragjik.

Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi humbën kontaktet me të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit.

Që nga ai moment, filloi një operacion në shkallë të gjerë, ku morën pjesë forca nga Roja Bregdetare e Propontisë Jugore, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare dhe njësi speciale të policisë detare nga Samsuni, Dardanelet, Izmiri dhe Gjalova. Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë.

Më në fund, zhytësit gjetën trupin e biznesmenit të pafat pardje në një thellësi prej 68 metrash në pikën ku ishte gjetur jahti i tij. Vendndodhja u përcaktua nëpërmjet një pajisjeje speciale Sonar të Rojës Bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor (ROV), i cili regjistroi imazhe si të trupit ashtu edhe të pjesëve të motorit dhe të pllakave të jahtit.

Procesi i nxjerrjes së trupit është planifikuar të bëhet duke përdorur një sistem special ”ashensori”, në mënyrë që procesi të mund të kryhet në mënyrë të sigurt nga shtrati i detit pa shkaktuar dëme të mëtejshme. Zhytësit ushtarakë do të koordinojnë operacionin, i cili pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.