Iliriana me urim plot dashuri për Adrin

30
iliriana-me-urim-plot-dashuri-per-adrin
Iliriana me urim plot dashuri për Adrin

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të veçanta nga pushimet me partnerin e saj, Adri Rogaçi, duke i bërë edhe një urim të ndjerë për ditëlindje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Iliriana e ka shoqëruar urimin me fjalë dashurie:

“Urime Ditlindjen Kadria jem ❤ Tedu sot, neser, masneser e gjithmonë .”

Në fotografitë e publikuara, çifti shihet duke shijuar pushime në natyrë, të buzëqeshur dhe të përqafuar në ambiente relaksuese, duke reflektuar qartazi lidhjen e tyre të ngushtë.

Postimi i Ilirianës ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente pozitive, urime dhe përgëzime për çiftin.