Irlanda, Spanja dhe Sllovenia po shqyrtojnë tërheqjen nga Eurovision nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë

1
irlanda,-spanja-dhe-sllovenia-po-shqyrtojne-terheqjen-nga-eurovision-nese-izraeli-lejohet-te-marre-pjese
Irlanda, Spanja dhe Sllovenia po shqyrtojnë tërheqjen nga Eurovision nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së mundshme të Izraelit në Eurovision 2026, duke rritur mundësinë e tërheqjeve.

Në një deklaratë, transmetuesi kombëtar irlandez RTE tha: “Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026 nëse pjesëmarrja e Izraelit vazhdon, dhe vendimi përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetimeve)”, shkruan Anadolu.

Transmetuesi nënvizoi se pjesëmarrja e Irlandës do të ishte “e paarsyeshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza.

Të hënën, Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, hapi publikisht derën e daljes së vendit nëse Izraeli nuk përjashtohet.

Të premten, transmetuesi publik i Sllovenisë, RTV Slovenija, njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraelit i lejohet të kthehet vitin e ardhshëm