Ish-sulmuesi gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

5
ish-sulmuesi-gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij,-dyshimet-e-para
Ish-sulmuesi gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Johannesburg, Afrikë e Jugut.

Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi i tij i dikurshëm, Orlando Pirates, me një deklaratë zyrtare: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e ish-sulmuesit tonë Tendai Ndoro. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”

Tifozët kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe prekëse në rrjete sociale.

Njëri prej tyre shkroi: “Pusho në paqe, vëlla.”

Një tjetër shtoi: “Faleminderit për kujtimet. Ngushëllime për familjen. Deri sa të takohemi sërish.”

Ndërsa një fans kujtoi golin e tij të paharruar kundër Kaizer Chiefs: “Nuk do ta harroj kurrë atë perlë… RIP legjendë Ndoro.”

Ndoro ka qenë pjesë e Kombëtares së Zimbabwes në periudhën 2013–2017, ku ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka realizuar pesë gola, një prej tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2017 kundër Tunizisë.

Ai spikati fillimisht me klubin Chicken Inn në Zimbabve, përpara se të transferohej në Premier Ligën e Afrikës së Jugut më 2013.

Me Black Aces shënoi 14 gola, ndërsa me Orlando Pirates bëri historinë duke realizuar 23 gola në dy sezone dhe u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit në sezonin 2016/17.

Më pas, karriera e tij vazhdoi me një eksperiencë në Arabinë Saudite te Al-Faisaly, përpara se të rikthehej në Afrikën e Jugut me Ajax Cape Town dhe Highlands Park. Lojtari i varur këpucët në vitin 2020 me klubin Al-Orouba në Oman.

Shkaku i vdekjes së Ndoro ende nuk është bërë publik, por raportohet se ish-futbollisti ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit.