“Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit të përdhunimit në Durrës

2
“isha-nen-efektin-e-lendeve-narkotike”,-zbardhet-deshmia-e-26-vjecarit-te-perdhunimit-ne-durres
“Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit të përdhunimit në Durrës

Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.

Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.

Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.