‘Ishalla të gjithë jeni mirë’, Yll Limani reagon pas të shtënave me armë në koncertin e tij

4

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani.

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, çka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.

Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.

Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë. Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.

Në reagimin e tij pas koncertit, Ylli Limani u shpreh i zhgënjyer në rrjetet sociale: “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”.