“Ishte shokuese për mua” – Ron Zaiti u braktis nga e dashura kur ishte te “Ferma VIP”!

3

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë gjatë kohës që ai ndodhej brenda formatit.

Megjithëse gjatë eksperiencës në fermë ai kishte folur me dashuri dhe siguri për partneren, realiteti jashtë i rezervonte një surprizë të hidhur.

I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari tregoi se lajmin e ndarjes e mësoi sapo doli nga reality show dhe e përjetoi si një tronditje: “Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – u shpreh ai.

Ron theksoi se nuk e sheh vetë pjesëmarrjen në “Ferma VIP” si shkakun e vetëm për ndarjen, duke pranuar se raporti kishte çarje edhe më herët: “Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë.”

Ai pranoi, gjithashtu, se e kishte pritur një takim jashtë me të, por ajo nuk ishte aty.

“Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse”, tha Zaiti.

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti ishin një nga dyshet më të përfolura gjatë verës së shkuar. Ata sollën një bashkëpunim në videoklipin e të cilit dukeshin tejet të afërt e më pas u fotografuan bashkë.

Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, fillimisht u vu re se dyshja nuk ndiqeshin më në Instagram. Teksa nuk dihej se çfarë kishte ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në Instagram nëse ka në plan “ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin”. Ndërsa Roni është përgjigjur se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë.”

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni.

Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë. Mirpo së fundmi këngëtari ishte i ftuar në ‘Prive’ fundmi dhe sqaruar personalisht të vërtetën e marrëdhënies me Semin. Ronit iu kërkua të përshkruajë me një fjalë marrëdhënien e tij me këngëtaren: “Kolege prej ditës zero, keni gabuar pak”,- u shpreh ai.