Ja kush është autori i plagosjes së 27-vjeçarit, i dënuar disa herë… (Emri)

4
ja-kush-eshte-autori-i-plagosjes-se-27-vjecarit,-i-denuar-disa-here…-(emri)
Ja kush është autori i plagosjes së 27-vjeçarit, i dënuar disa herë… (Emri)

Të tjera detaje mësohen për plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.

Autori i plagosjes është shtetasi Aleks Qiqi, që dyshohet se dhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.

Qiqi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë. Gjithashtu, mësohet se ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

after content