Pas zhurmës së krijuar nga incidenti në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, Shpat Kasapi ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në “Instastory”, këngëtari i njohur u shfaq i qetë dhe me humor, duke siguruar ndjekësit se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Jam mirë si molla”, u shpreh Shpati, duke konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se vazhdon aktivitetet normalisht. Ky është reagimi i tij i dytë publik pas ngjarjes.